NASA dhe SpaceX janë shumë afër momentit për të cilin janë duke u përgatitur që nga nisja e Programit Komercial në vitin 2010.
Raketa Falcon 9 dhe Creë Dragon e SpaceX tani do të fluturojë me astronautët e NASA-s Dough Hurley dhe Bob Benken, që do të bëjnë udhëtim në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, satelit ky në orbitën e tokës, transmeton KOHA.
Që të dy agjencitë, NASA dhe SpaceX lajmëruan të martën se zyrtarisht kanë kaluar testet e gatishmërisë, që do të thotë se çdo gjë është e gatshme për lansim, ka raportuar revista Techcrunch.
Sipas Kathy Leuders, udhëheqëses së programit Commercial Creë të NASAS, çdo gjë shkoi mirë me testet e lansimit deri tani, përfshirë testin statik të motorëve të Falcon 9, si dhe përgatitjet e lansimit me të dy astronautët brenda në raketë.
E vetmja pengesë për NASA-n dhe SpaceX tani është moti, i cili për momentin është vetëm 40% i përshtatshëm për lansimin i cili është caktuar për të mërkurën, edhe pse zyrtarët cekën se moti është duke u përmirësuar.
SpaceX dhe NASA do të vëzhgojnë me kujdes motin, ngase është një mision i ndjeshëm me dy astronautë brenda në raketë, dhe do të kenë kujdes nëse moti nuk është i favorshëm. Andaj mundësia tjetër e lansimit do të jetë më 30 maj, ose 31 maj.
Ky është kulmi i shumë viteve pune, dhe do të jetë lansimi i parë programit Commercial Creë. Nëse çdo gjë shkon mirë, SpaceX do të fluturon astronautë rregullisht në misione operative në Stacionin Hapësinor dhe prapa në Tokë që nga fundi i këtij viti.