NASA është gati të shpallë shumë shpejt planet e saj për vitin 2018 dhe në planet e saj përfshihet një mision i cili me të vërtet do t’ju bëj të mendoni se sa shpejt ka përparuar teknologjia në planeti tonë.
Agjencia më e njohur në botë e hapësirës, së shpejti do të bëjë me dije publikun për planin e saj për nisjen e një misioni zbulimi direkt në atmosferën e Diellit.
Sipas raportimeve të “Daily Mail”, misioni për të prekur Dielli mban emrin e koduar “Parker Solar Probe” do të niset nga Toka në verën e vitit 2018 dhe pas një udhëtimi prej 6.5 milionë kilometrash do të masë aktivitetin e Diellit në sipërfaqen e jashtme të tij, e njohur si “Corona”.
Informacioni i grumbulluar nga ky mision do të shtojë mundësitë që shkencëtarët të arrin të parashikojnë stuhitë diellorë, të cilat janë në listën e faktorëve që në një të ardhme do të zhdukin jetën në Tokë.