NASA zbulon një Tokë të re, thuhet se atje ka jetë

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

NASA ka bërë të ditur se përmes teleskopit të hapësirës, astronomët e saj kanë zbuluaj një ‘super-tokë’ të re, me shpresën se atje ka edhe jetë.

Siç bëhet e ditur, planeti i ri i zbuluar është dy herë më i madh se toka dhe është i njour si K2-288Bb.

Nasa thotë se gjendet rreth 226 vite dritë larg, dhe mendohet se është i pasur me gaz njëjtë si Neptuni.

‘Është një zbulim shumë emocionues, sidomos deri u bë e ditur. Planetet e kësaj madhësie janë shumë të rralla’, thuhet në njoftim.

Sidoqoftë, tashmë e disa vite NASA ka provuar të zbulojë planete të reja në të cilat mund të ketë gjallesa. Madje, astronomët e saj janë duke hulumtuar në planetin Mars, pasi që atje kanë gjetur më së shumti fakte se mund të ketë jetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme