Naser Kelmendi dënohet me gjashtë vjet burgim

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 15:20 | Nga

Pas shqyrtimit kryesor, Naser Kelmendi është dënuar me gjashtë vjet burgim.

Ai është gjetur fajtor për pikën 8 të aktakuzës që ka vepruar në Bosnje e Hercegovinë me tre burra të tjerë dhe ka vënë në qarkullim 25 kg substancë narkotike të tipit heroinë, njofton Klan Kosova.

Kelmendi është liruar nga akuzat e tjera për vrasje dhe krim të organizuar pasi nuk është provuar se i ka kryer këto vepra.

Periudha e kaluar në paraburgim prej vitit 2013 deri në vitin 2017 do t’i llogariten në dënim Naser Kelmendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme