Një komunikim jo të zakonshëm e kanë pasur pas përfundimit të seancës gjyqësore deputeti i akuzuar, Naser Osmani e prokurori që ka ngritur aktakuzën në rastin “3 për qind”, Atdhe Dema.
Pasi gjyqtarja e rastit është larguar nga gjykatorja, i akuzuari Osmani i është afruar prokurorit Dema.
“Boll interesant me u bo lajm qeto ditë”, i është drejtuar Osmani-Demës.
“Urdhno?”, ka qenë përgjigja e tij, transmeton Koha.net.
Pastaj Osmani ka aluduar se prokurorin dikush e ka shtyrë.
“Kush të ka thanë”, i është drejtuar Osmani.
“Mu me kanë thanë a? Shiko. Ti je i akuzuar e unë jam prokuror. Nuk na lejohet neve me fol”, ka qenë reagimi i prokurorit Dema.
Përderisa Dema fliste, Osmani disa herë me ton më të lartë i drejtohet me pyetjet: Çka, Çka, Çka?
“Atë gjuhë mos e përdor”, i është drejtuar Dema Osmanit.
Situatën janë munduar ta qetësojnë avokatët mbrojtës të të akuzuarve të përfshirë në këtë aktakuzë.
Në këtë aktakuzë është i përfshirë edhe ish-kryeministri në ekzil, Bujar Bukoshi. Megjithatë lënda ndaj Bukoshit është veçuar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.