Ka dhënë dorëheqje drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Prof. Naser Ramadani.
Gazeta Shneta ka mësuar se Ramadani ka paraqitur dorëheqjen para disa ditësh dhe e njëjta i është aprovuar nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Ramadani ka udhëhequr IKSHPK-në që nga viti 2012. Ai ka qenë mjaft aktiv gjatë situatës me pandeminë Covid-19.
Në vend të Ramadanit është emëruar Dr. Ardita Baraku, specialiste e shëndetit publik.
Baraku më parë ka udhëhequr Inspektoratin Shëndetësor, ndërsa pati kaluar në IKSHPK në vitin 2019.