Ngushëllime për vdekjen e babait të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ka shprehur edhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj. Ai përmes rrjetit të tij social “Facebook”, ka shkruar se Hilmi Haradinaj do të mbetet sinonim i përballimeve dhe qëndresës.
Kujtojmë se tashmë i ndjeri Hilmi Haradinaj që një kohë ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë.
“Baca Mil, sot u ndave nga kjo jetë, për të vazhduar përjetësinë me njerëzit tuaj heronj dhe gjithë heronjtë dhe dëshmorët e kombit …!Do jeni sinonim i përballimeve dhe qëndresës…Lavdi”