Nasim Haradinaj në gjykatë: S’kam mundur të vras ushtarë serbë sa kam dashur

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se nuk ka mundur të vrasë sa ka dashtë ushtarë serbë.

Ai, në deklarimin e tij në seancën e radhës të Gjykatës Speciale në Hagë, ka theksuar se ai është ndeshur me ushtarë serbë dhe jo me civilë serbë.

“Unë asnjëherë s’kam pasë punë me civilë, kur jam ndesh me ushtarë serbë sa kam mundur i kam korrur, sa herë kam mujt. Edhe dijnë saktë ata, sa herë kam mundur dhe ku kam nxënë ushtrinë e Slobodan Millosheviqit në Koshare e kam gjujtë”, është shprehur Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

“Ka pasë dy rrugë ose me më vra ose me i vra, fati as unë s’kam mujt me vra sa kam dashtë, por as ata ushtarët s’kanë mujt shyqyr me m’vra edhe pse më kanë plagos. Lufta është luftë, jam kah flas për frontin. Unë nuk i di tjerat. ka thënë Haradinaj gjatë dëshmisë së tij”.

Haradinaj u deklarua kështu kur u pyet nga prokurori se a mendon që ushtarë të UÇK-së kanë vrarë vetëm ushtarë serbë në unifromë në luftën e fundit në Kosovë.

“Unë nuk i kam observuar ata unë nuk i kam kontrolluar, unë di të flas vetëm për pjesën ku kam qenë unë”.

Të ngjashme