Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Manchester Cityt, Samir Nasri ka arritur marrëveshje që të stërvitet me West Hamin, ku mund edhe të fitojë një marrëveshje permanente me klubin.
Nasri thuhej se do t’ju nënshtrohej testeve mjekësore me ”Hammers”, pasi e kaloi fazën e pezullimit prej 18 muajsh që mori shkaku i dopingut.
Megjithatë, shkaku i shqetësimeve për gjendjen e dobët fizike të 31-vjeçarit, ai duhet të provohet njëherë në stërvitje.
Trajneri, Manuel Pellegrini synon transferimin e Nasrit, por francezi fillimisht do të vëzhgohet para se të merret vendimi final.
West Hami është aktualisht pa sulmuesin, Manuel Lanzini dhe anësorin, Andriy Yarmolenko shkaku i lëndimeve.
Së fundmi, Nasri ishte pjesë e klubit turk, Antalyaspor, por kontrata e tij u shkëputë më 31 janar të këtij viti.