Samir Nasri ka qenë shumë i emocionuar që është kthyer sërish në fushën e blertë të futbollit, ndërsa ka debutuar për West Hamin.
Mesfushori francez ishte startues kundër Birminghamit në FA Cup, ndërsa ishte ndeshja e tij e parë që nga nëntori i vitit 2017, pasi kishte vuajtur një suspendim për doping.
Në disa momente gjatë ndeshjes të së shtunës dukej se ish-lojtari i Arsenalit dhe Manchester Cityt kurrë nuk ka qenë larg fushës, ndërsa drejtoj mesfushën për gati një orë lojë para se të zëvendësohej.
Marko Arnautoviq dhe Andy Carroll shënuan golat për West Hamin, mirëpo ishte performanca e Nasrit që ra më së tepërmi në sy.