Mesfushori ofensiv francez Samir Nasri ka treguar për lirinë e jashtëzakonshme që e kishte derisa luante te Sevilla nën direktivat e trajnerit Jorge Sampaoli.
Nasri ka treguar se Sampaoli nuk e kishte problem që ai të dilte nëpër klube nate e të pinte alkool, përderisa mund të përformonte në fushë.
Nasri kishte përjetuar një ringjallje te Sevilla nën drejtimin e argjentinasit Sampaoli në stinorin 2016/17, ndërsa me klubin ishte në garë për titull të Spanjës, por përfundoi në vend të katërt.
Nasri, 32-vjeçar në një intervistë në “Instagram” ka treguar për periudhën te Sevilla.
“Unë kam pasur marrëdhënie miqësore me Sampaolin, ai ishte më tepër si shok sesa trajner. Sampaoli më donte aq shumë sa që më tha ‘Eja në skuadrën tonë, mund të pish sa të duash, të shkosh në klube, të bësh çfarë të duash dhe unë do të mbulojë. E gjitha që kërkoj është të luash mirë në fushë në fundjavë.’ Në fakt, një fundjavë nuk isha në gjendje të luaja dhe doja të shkoja në shtëpi të shihja familjen time dhe ai më ofroi që të ruante shtëpinë time dhe të kujdesej për qenin tim”, ka thënë Nasri.
Por, Nasri mori goditjen atëbotë pasi iu nënshtrua një tretmani intravenoz në një klinikë në Los Angeles që qoi më pas në suspendimin e tij nga futbolli për 18 muaj për thyerje të rregullave të anti-dopingut.
“Ajo që ndodhi në Los Angeles më shkatërroi stinorin. Ishte një injeksion me vitamina që ishin të ligjshëm dhe kisha edhe recetën, por klinika më injektoi sasi më të madhe sesa që prita. U shkatërrova, pasi mendova se do të suspendohesha për dy vjet. Nuk doja të luaja më. Madje i thash Sampaolit të më linte jashtë, por ai gjithmonë donte të më aktivizonte. Isha i humbur, i frikësuar dhe i zemëruar me çdo gjë. Nuk e tregoja në fushë, por futbolli kishte mbaruar për mua”, ka shtuar Nasri.
Ai këtë edicion iu bashkua klubit belg Anderlecht