Në nderim të mërgatës, komuna e Lipjanit ka mbajtur natën e dytë të festivalit “Mërgata Fest”. Të pranishëm ishin këngëtarë të ndryshëm nga estrada, raporton Ekonomia Online.
Të pranishmit i argëtoi fillimisht Korab Shaqiri, Rovena Stefa e më pastaj edhe disa këngëtarë nga Lipjani.
Ajka e kësaj mbrëmje ishte reperi, Blleki, ndërsa pjesëmarrës ishin qindra qytetarë të kësaj ane.