Në ditën e tretë të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) sonte, sikur dhe çdo vit tjetër mbahet manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”.
Për “Natën e Zjarreve” janë organizuar disa aktivitet, por që kryesorja do të jenë në Prekaz.
Flakadanët në shtatë komuna do të ndizen në ora 18:15.
Në ora 19:00 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj do të mbahet një program artistik.
Ndërkohë, edhe Komuna e Prishtinës organizon ndezjen e flakadanëve në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 18:00, ku do të hapet edhe një ekspozitë me punime të nxënësve.
Për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së ishte formuar edhe këshillit shtetëror, e që aktivitetet filluan me 5, 6 dhe për të vazhduar dhe sot me 7 mars.
Më 5 mars ndër tjera u mbajt mbledhja solemne e Qeverisë por edhe seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, e ku të ftuar nuk ishin edhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së. Kjo bëri që ata të dalin me një reagim, duke shprehur indinjatën dhe fyerjen që konsiderojnë t’iu jetë bërë në seancën për Epopenë e UÇK-së, por pa njerëzit që dhanë shumë për këtë liri.
Megjithëkëtë, aktiviteti vazhdoi në ora 12:00 në kazermën e FSK-së, që mban edhe emrin kryekomandantit Adem Jashari. Aty u bë rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, e nga ku liderët shtetëror e quajtën FSK-në trashëgimtare të UÇK-së, dhe një ushtri që dikur do të kishte menduar Adem Jashari e shumëpak kush e kishte ëndërruar formimin e kësaj ushtrie, që sot rreshtohet përkrah shteteve të NATO-s.
Ndërsa në ditën e dytë, pra me 6 mars, krerët e shtetit bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku pas vendosjes së luleve në varreza, ata vizituan edhe familjen e kryekomandaintit Adem Jashari.