“Natali Veliajt e Besarta Kastratit u hodhën barna neuropsikiatrik në ushqim”

Prishtinë | 13 Tet 2017 | 14:09 | Nga

Avokati i Natali Veliajt, Ramë Dreshaj ka thënë për Insajderin se sot është kontaktuar nga klientja e tij Natali Veliaja e cila i ka treguar se në ushqim asaj dhe Besarta Kastratit, në burgun e Lipjanit u janë hedhur hapa “Neuropsikiatrik”.

“Në mënyrë permanente e kanë jetën në rrezik, dhe sipas informatave që i kam ato nuk po i lejojnë me thirrë inspektorin e shërbimit korrektues Muhamer Bikliqin, të cilin dojnë ta thërrasin që të sqaroj rastin stafi i burgut të Lipjanit”, tha Dreshaj.

Natali Velia është e dënuar me 12 burgim për krim të organizuar dhe shpërlarje parash.

Mirëpo Veliaj ka probleme shëndetësore me zemrën dhe ka hasur në vështirësi brenda Qendrës Korrektuese pasi që për një kohë nuk i është aprovon ushqimin e rekomanduar nga mjeku kardiolog.(Insajderi.com)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme