Aktorja Natalie Portman ka shkëlqyer në tepihun e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia.
E megjithëse aktorja e njohur është dukur e mrekullueshme, me fustanin shkëlqyes në ari dhe flokë e grim të përkryer, ajo ka tërhequr vëmendjen me një gjë tjetër, përcjell Gazeta Express.
Natalie derisa po pozonte në tepihun e kuq me koleget e filmit më të ri, në një moment aktorja 16-vjeçare Raffey Cassidy iu ankua ekipit se nuk po mund të lëvizte pasi fustani i kishte mbetur në taka.
E Portman, pa hezituar aspak, është ulur për t’ia zgjidhur problemin.
Ajo është kapur në video duke e bërë këtë gjest pa hamendje, para gjithë publikuat të mbledhur dhe mediave, megjithëse është nga aktoret më të njohura dhe një nga divat e filmit.
Natalie po komplimentohet e po përfolët shumë për këtë gjest të thjeshtë, por që në Hollywood nuk jemi mësuar ta shohim.
https://www.instagram.com/p/BnZLO5MnWZo/?utm_source=ig_embed