Natë e përgjakshme në Ukrainë, raketat ruse vrasin tre persona, mes tyre një fëmijë

Prishtinë | 08 Gus 2026 | 07:56 | Nga Ekonomia Online

Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë nga sulmet ruse gjatë natës në afërsi të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Raketat goditën pjesën lindore të qytetit, ndërsa mbetjet e tyre dëmtuan ndërtesa banimi dhe automjete, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Tre persona të tjerë u plagosën, ndërsa ekipet emergjente u angazhuan për shuarjen e zjarreve në disa objekte dhe një rezervuar karburanti.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës publikoi pamje nga vendi i sulmeve, duke bërë të ditur se numri i viktimave ende po përcaktohet.

Sulmet vijnë disa ditë pas një vale tjetër bombardimesh në Ukrainë, ku u vranë 21 persona.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Beograd, ku pritet të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ata do të diskutojnë marrëdhëniet ekonomike, raportet me BE-në dhe çështjet e sigurisë.

Zelensky ka paralajmëruar se mungesa e sistemeve dhe raketave interceptuese po e dobëson mbrojtjen ajrore të Ukrainës, ndërsa bisedimet për paqe kanë ngecur dhe sulmet mes Rusisë e Ukrainës janë përshkallëzuar.

Të ngjashme