NATO filloi stërvitjet e saj dyvjeçare në Arktik të hënën, këtë herë duke i kushtuar më shumë rëndësi rolit të civilëve në mbështetjen e ushtrisë, në një kohë tensionesh të larta për shkak të përpjekjes së Presidentit të ShBA-së Trump për të marrë Grenlandën nga Danimarka, një anëtare tjetër e NATO-s.
Stërvitjet, të quajtura “Reagim i Ftohtë”, përqendrohen në mbrojtjen e aleancës në Arktikun Evropian, ku anëtarët e NATO-s, Norvegjia dhe Finlanda, ndajnë një kufi me Rusinë, dhe këtë herë do të zhvillohen nga 9 deri më 19 mars.
Stërvitja tani është bërë pjesë e Arctic Sentry , misionit të NATO-s për të forcuar praninë e saj në rajonin polar që u nis për të zbutur tensionet me Trumpin mbi Grenlandën.