Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ka uruar Shqipërinë në 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Me anë të një postimi në facebook, NATO ka publikuar një ushtar me emblemën shqiptare në krah, teksa në postim fton vendet anëtare për të festuar Ditën e Pavarësisë të Shqipërisë aleate.
“Bashkohuni me ne për të festuar Ditën e Pavarësisë të aleatit tonë, Shqipërisë”, uron NATO.
Kujtojmë se në vitin 2009, Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.