NATO -ja ka vlerësuar me medalje vajzat dhe djemtë e kompanisë së III “Puma” të batalionit të II të këmbësorisë me shërbim në Herat të Afganistanit.Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka e cila shton se grupi mori vlerësimin nga NATO, “për profesionalizmin dhe disiplinën e treguar në kryerjen e detyrave të ngarkuara në misionin Resolute Support”.
Trupat dhe mjetet e Forcave të Armatosura, marrin pjesë në mënyrë të vazhdueshme në misionet e NATO bashkë me vendet e tjera anëtare.