Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, thotë se është arrestuar afër banesës së tij në Moskë, në rruën për të marrë pjesë në një tubim në Nizhni Novgorod.
Në një postim në rrjetin Instagram, ai ka shkruar sot se ishte arrestuar derisa largohej nga banesa për ta zënë trenin.
“Kjo tregon se si njeriu i vjetër Putin nuk dëshiron që unë të marrë pjesë në demonstratë”, ka shkruar Navalny, duke iu referuar presidentit të Rusisë, Vladimir Puin.
Navalny, që është kritik i zëshëm i Putinit, po zhvillon fushatë për zgjedhjet presidenciale të Rusisë në vitin 2018, përkundër deklaratave të zyrtarëve zgjedhorë, që thonë se ai është i diskualifikuar për shkak të dënimeve gjyqësore, për të cilat Navalny thotë se janë orkestruar nga Kremlini.
Tubimet në kuadër të fushatës së tij në disa qytete i kanë tubuar qindra mijëra njerëz gjatë javëve të fundit.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, e ka cituar Ministrinë e brendshme të Rusisë, se Navalny është arrestuar nga policia e Moskës, për shkak të “thirrjeve të përsëritura” për njerëzit që të marrin pjesë në demonstratat e pautorizuara.