Navratilova-Gjokoviqit: Shko në shtëpi e largohu nga Australian Open

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Australia i ka anuluar vizën tenistit serb Novak Gjokoviq për të dytën herë radhazi, pasi që është i pavaksinuar.

Gjokoviq kishte planifikuar të luante në turneun Australian Open, i cili fillon të hënën.

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe legjenda e tenisit, Martina Navratilova, duke i bërë thirrje Gjokoviqit që të shkojë në shtëpi dhe të largohet nga ky turne, shkruan The Independent.

“Gjëja më e mirë që Novak të bëjë, mendoj se do të ishte thjesht të thuash “e di çfarë, ka shumë gabime, kjo nuk është në rregull “dhe gjëja e duhur për të bërë është thjesht të shkosh në shtëpi”, u shpreh Navratilova.

Tutje, ajo u shpreh se Gjokoviq duhet të lërë mënjanë bindjet e tij personale kundër vaksinimit për të mirën e komunitetit të tenisit dhe shoqërisë më të gjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme