Nazarko: Zelensky i kushtoi vëmendje më shumë Vuçiqit se Kurtit

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti, Mentor Nazarko, vlerëson se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën gjatë kohës sa shteti ndodhet në konflikt.

Siç u shpreh për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova, në këtë fazë shteti i Ukrainës ka interes veçanërisht që të furnizohet me armë, e armët mund të vijnë edhe nga Serbia, dhe siç u duk edhe në takimin e Athinës, Zelensky ishte më shumë i përqendruar që të kishte takim frytdhënës, siç e quajti ai, të sinqertë dhe miqësor me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin, i cili mesa duket i jep edhe armë.

Të ngjashme