LeBron James kualifikon Cleveland Cavaliers në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes.
Mbreti James ishte thjeshtë i jashtëzakonshëm në përballjen e 7-të të serisë ndaj Indiana Pacers duke koleksionuar 45 pikë 7 asiste dhe 9 rikuperime për të udhëhequr Cavaliers drejt një fitoreje me peshë me shifrat 105-101 që i dha avantazhin 4-3 dhe njëkohësisht i mundësoi kualifikimin në raundin tjetër të play-offit Cleveland-it.
Indiana u përpoq të bënte diçka në Quicken Loans vendasit e kishin ndeshjen nën kontroll që nga minuta e parë e deri në rënien e sirenës përfundimtare. Cleveland zhvilloi një periodë të parë të shkëlqyer të cilën e mbylli me shifrat 31-19 dhe më pas administroi në mënyrë perfekte avantazhin. Të pamjaftueshme 30 pikët liderit Oladipo dhe 23 të Collinson për Pacers.
Tashmë Cleveland bëhet gati për të matur forcat me Toronto Raptors që do të jetë kundërshtari i rradhës për Lebron James me shokë në gjysmëfinalet e konferencës.
Një super James Harden udhëhoqi Houston Rockets drejt fitores së parë në serinë ndaj Utah Jazz. Në Toyota Center, mjekëroshi i skuadrës teksane realizoi 41 pikë ndërsa shtoi edhe 7 asiste e 8 rebound në fitoren 110-96 të Houston-it që tashmë kryeson 1-0 serinë e gjymsëfinaleve të Perëndimit ndaj skuadrës nga Salt Lake City.
Pa të dëmtuarin Ricky Rubio, Utah e kishte të vështirë të ndërtonte lojën dhe skuadra e Mike D’Antonit bëri diferencën në këtë sfidë të parë edhe falë paraqitjes së mirë të Chris Paul i cili realizoi 17 pikë. Edhe përballja e dytë mes tyre do të jetë në Toyota Center të Texasit, aty ku Rockets do të kërkojnë të thellojnë avantazhin./SS/