NBA, Toronto rikthehet te suksesi, Indiana surprizon Utah, Clippers nuk ndalen

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Vetëm 3 ishin sfidat në mbrëmjen e NBA, ku në dy takime triumfuan skuadrat udhëtuese dhe në vetëm një ndeshje ekipi vendas.

Në Wells Fargo Center në Philadelphia, Toronto Raptors ndali ecurinë negative prej tre humbjesh radhazi duke triumfuar përballë 76-ers me rezultatin 115-109, për meritë edhe të Van Vleet autor i 32 pikëve, ndërkohë që Philadelphia pësoi disfatën e 3-të rresht.

Surprizoi Indiana Pacers që triumfoi brenda në Salt Lake City përballë Utah Jazz me rezultatin 111-100 falë edhe cilësive të Brogdon që e mbylli ndeshjen me 30 pikë 9 rebound dhe 3 asiste. Për skuadrën nga Indianapolis kjo ishte fitorja e 5-të sezonale ndërkohë që Utah pësoi humbjen e 4-t në 12 takime.

Për Jazz ishin të pamjaftueshme edhe 26 pikët e realizuara nga lideri i ekipit Donovan Mitchell. Një skuadrat e momentit në NBA është pikërisht Los Angeles Clippers që mori një tjetër sukses të 6-in radhazi dhe të 7-in në 11 takime.

Kalifornianët mposhtën me rezultatin e ngushtë 112-109 Miami Heat në Staples Center në një ndeshje ku Clippers përmbysën plot 17 pikë disavantazh të periodës së parë.

Më i miri mbi parket ishte Adebayo i Miami Heat me 30 pikë dhe 11 rebound, ndërsa te kalifornianët spikati i përhershmi Paul George me 27 pikë, 4 rebound dhe 5 asiste.

Paraqitje edhe ajo e Kyle Lowry-t për Hetas por edhe 25 pikët e tij dhe 23 të tjera të Herro veç 30 pikëve të Adebayos ishin të pamjaftueshme që skuadra nga Florida të shmangte humbjen e 4-t në 5 ndeshjet e fundit dhe të 5-ën sezonale.

Të ngjashme