Ndahen 10 milionë € për garantimin e kredive, synohet fuqizimi i NVM-ve

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 11:40 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive (FKGK) dhe Ambasada Suedeze kanë nënshkruar marrëveshjen garancinë kreditore prej 10 milionë eurove.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u cilësua i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë të Kosovës fokusuar në fuqizimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM), ndërmarrje këto të cilat nga donatorët u konsideruan motor i gjenerimit të vendeve të reja të punës, raporton Ekonomia Online.

Andres Wollter, nga ambasada suedeze, tha se kjo marrëveshje do të ndihmojë ekonominë e Kosovës dhe sipas tij do të lehtësoj punën për një treg të përbashkët.

“Sot jemi krenar që më në fund të lansojmë instrumentin kosovare-suedez për garanci. Ne do të rigarantojmë portofolin për garanci të kredive me bashkëpunim të Suedisë. Sistemi kosovar është i shëndosh, likuid mirëpo kemi një hendek të financimit për ndërmarrje të vogla të mesme. Më shumë biznese është me rëndësi për një ekonomi siç është në Kosovë”.

“Do të trasoj rrugën që Kosova të marr vendin në ekonominë rajonale. Rruga drejt pjesëmarrjes në një treg të vetme do të jetë e gjatë dhe e bezdisshme ndonëse nuk kam dyshim se Kosova, një fqinje e mirë me BE do ta arrij atë. Suedia do të mbështesë fondin me 10 milionë euro. Objektivi kryesor është që ndërmarrjet e vogla e të mesme të bëjnë më shumë pjesë në ekonomi”.

Ndërsa ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie, tha se me këtë donacion prej 10 milionë eurosh do të rritet edhe numri i ndërmarrjeve të vogla.

“Mundësitë për punësim në Kosovë janë jetik për ekonomin, kjo është ajo që e bën fondin më të rëndësishëm sepse mundëson huadhënien. Sot me 10 milion euro 7 milion nga KfW do të kemi shumë më shumë ndërmarrje të reja”.

Rëndësinë e këtij fondi për rritjen e investimeve dhe të punësimit e theksoi edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

“Politikat e MTI janë të përqendruar në kushte për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Fondi për garanci kreditore është instrument i rëndësishëm për rritjen e investimeve dhe punësimit. Ne po punojmë që të zgjerojmë mundësinë e fondit. Që të ndihmojë bizneset në subvencionimin e interesit”.

Thomas Reker, menaxher kryesor i Projektit nga Banka Zhvillimore Gjermane (KfW) tha se sektori bankar në Kosovë është shumë profesional.

Ai tha se një pjesë e këtij fondi do të jetë për bujqësinë pasi sipas tij ky sektor ka potencial të madh për zhvillimin e ekonomisë.

“Ndërmarrjet të mesme dhe të vogla janë boshti kryesor i këtij vendi ato ofrojnë vendet të reja të punës. Sektori i bankave të Kosovës është jashtëzakonisht profesional. Sot ne kemi nënshkruar kontratën në shumën prej 7.42 milion euro. Një pjesë e madhe mbi 4 milion i dedikohen një dritare të veçantë që e quajmë të bujqësisë që duam ta hapim. E kemi identifikuar si një sektor që ka shumë potencial për zhvillim”.

Rritja e kreditimit u ndihmon NVM-ve të zgjerohen dhe të krijojnë vende të punës. Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive (FKGK) u nis në vitin 2016 me ndihmën e USAID-it për të lehtësuar njërën nga pengesat kryesore ndaj rritjes ekonomike në Kosovë: mungesën e qasjes në kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të).

FKGK-ja nxitë huadhënien përmes sigurimit të garancive të pjesshme të kredive të cilat shërbejnë si zëvendësim i kolateralit, duke u ndihmuar në këtë mënyrë bankave që të zvogëlojnë riskun dhe kërkesat për kolateral. Rritja e kreditimit u ndihmon NVM-ve të zgjerohen dhe të krijojnë vende të punës.

 

Të ngjashme