Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se kanë pranuar nga GIZ-i 12 biçikleta.
Ai ka thënë se këto do të ndahen për punëtorët e Trafikun Urban dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike.
Ahmeti ka thënë se po punojnë që sa më pak të përdoren veturat, për të ruajtur ambientin.
Postimi i plotë i tij:
Krahas investimit në rregullimin e infrastrukturës rrugore me më shumë shtigje për bicikleta e trotuare për këmbësore që mundësojnë lëvizjen e lirë tё qytetarëve, po angazhohemi edhe për përdorimin e sa më pak veturave që ndotin ambientin çdo ditë.
Për të na mbështetur në këtë nismë, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) ka dhuruar 12 biçikleta të cilat do të i ndajmë për punëtorët e Trafikut Urban dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike.
Të çiklojmë e të ecim më shumë për shëndet më të mirë e ambient më të pastër dhe kështu të i edukojmë e vetёdijёsojmё edhe fёmijёt tanё.