Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ përmes kanë ndarë 12 bursa të plota në vlerë të 100,000 dollarëve për vajza për vitin 2018 platformën për zhvillim të softuereve – Coding Dojo US – program profesional 5 mujor.
Ky bashkëpunim erdhi në kuadër të Projektit Creating Employment Through Export Promotion (CETEP).
Me këtë rast ministri i Inovacionit dhe Ndërnarrësisë, Besim Beqaj, ka ftuar të rejat që të aplikojnë deri më 16 nëntor dhe të bëhen përfituese të bursave.
Afati i aplikimit për bursa Coding Dojo US-program profesional 5 mujor është deri më 16 nëntor, përzgjedhja dhe prezantimi i bursisteve do të bëhet më 24 nëntor, ndërsa fillimi i ligjeratave nga 26 nëntori.
Programi i studimeve përfshinë: Web Fundamentals (HTML, CSS, and JavaScript), Python, Second Stack (MEAN ose C#).
Programi i bursave i financuar nga Ministra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ, përmes Projektit Creating Employment through Export Promotion (CETEP) implementohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK).