Qeveria ndanë 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës, vendim ky në zbatim të njërës nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, gjegjësisht Masës 1 – Mbështetja e Punësimit, raporton Ekonomia Online
Gjithashtu 12 milionë euro për ngritjen e mirëqenies si dhe 10.43 milionë euro mbështetje për prodhuesit vendës.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se shuma prej 15 milionë euro, do të mbulojë pjesën e punësimit që do të synoj njëkohësisht edhe rritjen.
“Kemi të bëjmë me propozim vendim për ndarje të mjeteve prej 15 milionë euro që do të mbulonte pjesën e punësimit, ku synon rritjen e punësimit, rikthimin në punë të atyre që kanë humbur vendin e punës, në kuadër të kësaj pike ju bëjë thirrje punëdhënësve që të deklarohen punëtorët dhe për mbështetjen prej 1 vjet”.
“E te masa prej 12 milionë euro 4 milionë euro ndahen për familjarët që kanë humbur familjarët e tyre nga Covid-19″.
“1 milion euro kupon ushqimi për familjet në nevojë”, tha Murati.