Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ndarë 21 banesa për familjet me raste sociale, raporton Ekonomia Online.
Ahmeti ka falënderuar të gjithë donatorët për ndërtimin e këtyre shtëpive, ku ka shtuar se deri më tani janë bërë gjithsejtë 62 familje me vendbanime.
“Konkursi publik për neve dhe çështja e banimit është ndër çështjet më të rënda për shkak të përzgjedhjes së tyre. Ne gjatë vitit 2018 kemi bërë 41 familje me shtëpi dhe tani 21 familje me banesa me të te tjera që tani 62 familje janë bërë me vendbanim”.
“I falënderojë gjithë ata që kanë qenë donator dhe shpresojë që edhe vitin e ardhshëm të kemi të tilla. Shumë shpejtë ekipi përkatës do të vinë të bëjë edhe kontrata”, tha Ahmeti, raporton EO.
Për Qerkin Rrahmanin i cili është përfitues i njërës nga banesa ky është një moment i lumtur.
Ai tregon se është e vështirë që t’i plotësoj kërkesat e 10 anëtarëve të shtëpisë dhe se kjo banesë është një zgjidhje për banimin e tyre.
” Në mënyrën ma të sinqertë vëllazërore në emër të gjithë përfituesve e falënderojmë kryetarin . E dimë që se ka lehtë se një kryefamiljarë me 10 anëtarë s’mund të ja jep hakun ashtu si duhet ndërsa kryetari jonë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm”.
“Në emër të gjithë të pranishme falënderojmë që ky me bashkëpunëtorët të këtë shëndet”, u shpreh Rrahmani.
Për këtë përzgjedhje, Jeton Zymeri tregon se si kryesues i komisionit përzgjedhës ndarja e këtyre banesave është bërë në bazë të ligjit të banimit dhe u premton përfituesve se pas festave do të marrin edhe kontratat.
“Unë si kryetar i komisionit dhe të tjerët ju kemi përzgjedh komfortë ligjit të banimit, jemi mundu të i zgjedhim rastet më sociale, kisha pas një kërkesë që ato ti mirëmbani si banues i mirë si me pagesa dhe të tjera, ndërsa pas festave do ti merrni dhe kontratat”.
Kryetari i komunës së Lipjanit në mesin e ndarjes së këtyre banesave ka ndarë edhe një banesë për djalin e Skender Gerbeshi ish-zyrtarë për urbanizim të Komunës së Lipjanit i cili ka vdekur në një aksident në shtëpinë e tij, raporton EO.