Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 mijë euro për Shoqatën e Malazezëve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Këtë kërkesë në ekzekutiv e kishte bërë kjo shoqatë.
Po ashtu u aprovua edhe propozim vendimi për themelimin e Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile, nga i cili u vendos që 14 të jenë përfaqësues të Qeverisë ndërsa 15 të shoqërisë civile.