Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, për vazhdimin e rregullimit të shtratit të lumit “Silnica”.
Vlera e projektit është 400 mijë euro, ku 200 mijë euro janë paraparë për vitin 2023 dhe 200 mijë euro për vitin 2024.
I pari i Vushtrrisë ka falënderuar ministrin Aliu për mbështetjen e dhënë për realizimin e projekteve.