Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer janë ndarë.
Kjo ndarje e ka mërzitur shumë aktoren e cila në rrjetin e saj Instagram ka shkruar disa fjalë për bashkëshortin e saj: “Te das cuenta que es amor cuando tu cuerpo despierata en tu cama, pero tu Corazon amanece en otro lado!” (Ti e kupton që është dashuri kur zgjohesh në shtratin tënd, por zemra jote është diku tjetër!)
Angelique na tregon se i mungon shumë partneri, duke na lënë të kuptojmë se nuk ka qenë ajo e cila e ka dashur këtë ndarje për aq kohë sa shprehet edhe publikisht.