Ndahen certifikata për 13 matematicientët e rinj më të mirë në Olimpiadën e Matematikës

| 09 Mar 2019 | 15:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka ndarë certifikatat për fituesit në Olimpiadën e XI-të Matematike të Kosovë, ku janë përzgjedhur 13 nxënësit më të suksesshëm të kësaj gare në nivel vendi, raporton Ekonomia Online.

Armend Shabani, drejtor i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, ka thënë se ka përcjellë me kujdes detyrat që u janë dhënë nxënësve për të hyrë në garë. Ai shtoi se janë bërë përgatitjet edhe për garën ndërkombëtare të matematikës e cila do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

“Një garë e kryem dhe e kryem mirë. Garat e mëdha po fillojnë dhe do përpiqemi të japim maksimumin tonë dhe të dalim me rezultat të lartë. Thellësia në probleme është diçka shumë e rëndësishme. Matematika është një inspirim. Inspirimi iu vie në ndërdije atyre që thellohen shumë në probleme. Matematika e ka edhe anën praktike. Nuk duhet të mendohet si grumbull aspektesh abstrakte që matematicienët i përmbushin obligimet e veta por si gjë e cila zgjedh problemet reale”, u shpreh Shabani.

Ndërsa, drejtori i Instituti Atomi, Jusuf Thaçi, përcolli një porosi tek nxënësit që merren me shkencat natyrore. 

“Mos hiqni dorë prej talentit tuaj, prej pasionit për matematikën pavarësisht faktit se shoqëria jonë, shkolla e institucionet arsimore i kushtojnë pak rëndësi dhe ia dinë pak vlerën matematikës e shkencave natyrore”, tha Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Shoqatës së Fizikanëve të Kosovës, Sadik Bekteshi, kritikoi mosprezencën e kryeministrit të vendit në këtë ceremoni.

“Më mirë do ishte që kryeministri të ishte i pranishëm se sa ai pasi sipas tij nuk mund të japë diçka për këtë çështje”, tha Bekteshi.

Të ngjashme