50 mirënjohje për kontribut të veçantë janë ndarë në 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Aty u tha se pa kontributin e ish-profesorëve dhe martirëve, nuk do të ishte e mundur funksionimi i UP-së.
Marjan Dema rektor në Universitetin e Prishtinës në fjalën e tij para të pranishmëve tha se për të gëzuar këtë ditë, dikush ka vuajtur e dikush është vrarë.
“Universiteti i Prishtinës po feston 50 vjetorin e themelimit të saj. Për të gëzuar këtë ditë e këtë liri dikush vuajti shumë e dikush nuk është në mesin tonë por të gjithë e dimë se kush janë ata. Ata dhe ju jeni heronjtë e dijës sonë. Ky virtyt u trashëgua në këtë shekull kur profesorët dolën për të kontribuar dhe përqafuar frymën e lirisë, ku e paguan me rrahje dhe vrasje. Ky tempull është i shpresës dhe paqes dhe pavarësisë. Ky tempull gjysmëshekullore bëri rezistencë në të gjitha etapat. UP si institucion nuk do të ishte e tillë pa kontributin e atyre dhe guximin e profesorëve që ligjëruan nëpër shtëpi të improvizuara si shkollë”, ka thënë Dema.
Mirënjohje post mortum u nda edhe për i ish-rektorin e UP-së, Ejup Statovci.