Është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të shkurtër aktivisti dhe veprimtari, Agim Vatovci.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë familjarët në rrjete sociale, ndërkohë që gjatë ditës pritet të jepen detaje për ceremoninë lamtumirëse për të ndjerin.
Vatovci ishte një avokues i madh i aleancës Kosovë-ShBA, si dhe përkrahës i madh i barazisë së të drejtave të njeriut duke u shquar për këtë aktivitet që nga paslufta.