Bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë, Dritëro Agollit, Sadije Agolli është ndarë nga jeta sot në moshën 76-vjeçare.
Gruaja e Dritëroit, Sadije Agolli ka ndërruar jetë sot në spital pasi javën e shkuar kishte pësuar hemorragji cerebrale.
Ajo ka ndërruar jetë dy vite pas vdekjes së bashkëshortit të saj, njeriut të letrave dhe kulturës shqiptare, i cili frymëzoi dhe shërbeu si model për shumë shqiptarë.
Letrat e dashurisë të shkëmbyera mes Sadije Agollit dhe Dritëroit kanë ngjallur gjithmonë interes të lartë duke shërbyer si histori frymëzimi e sakrificë, ndërsa kanë dhënë shembullin se dashuria forcohet edhe më shumë teksa vitet kalojnë.