Ndahet nga jeta futbollisti shqiptar, pëson sulm në zemër

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ish-trajneri, lojtari dhe njëkohësisht administratori i AF Luftëtari, Mustafa Hysi ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

Një lajm i trishtë ky për futbollin gjirokastrit dhe jo vetëm, ku Hysi ishte simbol i klubit Luftëtari në vitet ’80.

Gjithashtu Mustafa Hysi ka trajnuar për shumë sezone skuadrën gjirokastrite si në Kategorinë Superiore dhe në Kategorinë e Parë nga ku e ka shpallur dhe kampion.

Futbolli shqiptar sot është në zi, nga vdekja e figurës së njohur të Mustafa Hysit.

Të ngjashme