Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 66-vjeçare është ndarë nga jeta gazetari Nazmi Misini.
Nazmi Misini një jetë të tërë ia kushtoi gazetarisë. Punoi për shumë vite si gazetar dhe redaktor në Radio Televizionin e Kosovës. Ai kishte qenë kryeredaktor i “Rilindjes” në vitet 1990-të.
Pas luftës ishte pjesë e disa medieve, përfshirë gazetën “Lajmi”, ndërsa karrierën gazetareske e përmbylli në Radio Kosovë, ku ishte autor i një emisioni debatues.
Vitin e kaluar, ai ishte pensionuar.