Ka vdekur në moshën 69-vjeçare ish-kryetari i Komunës së Pejës, Ali Lajçi.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në rrjetin social “Facebook.”
Lajçi ka qenë më herët edhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka qenë gjithashtu njëri ndër organizatorët e demonstratave të studentëve të vitit 1981 kundër regjimit serb në Kosovë.