Ndahet nga jeta ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi

Prishtinë | 28 Pri 2024 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur në moshën 69-vjeçare ish-kryetari i Komunës së Pejës, Ali Lajçi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në rrjetin social “Facebook.”

Lajçi ka qenë më herët edhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka qenë gjithashtu njëri ndër organizatorët e demonstratave të studentëve të vitit 1981 kundër regjimit serb në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme