Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) thotë se me dhimbje të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kameramanit të RTP-së dhe së fundmi edhe të RTK-së, Fatmir Bajrami, i cili ndërroi jetë sot, në moshën 75-vjeçare.
Fatmir Bajrami përpos kontribues në profesionin e tij prej kameamani në media, dha kontribut edhe në kinematografinë vendore. Ai ishte mentor dhe udhëheqës për shumë breza kameramanësh, në Transmetuesin Pubilk të Kosovës.
Kontributi i tij i veçantë gjatë viteve të 90-ta dhe në kohën e luftës, duke sjellë përmes kamerës realitetin nga frontet e luftës dhe kampet e refugjatëve, do të mbetet përgjithmonë në historinë tonë kolektive.
AGK i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin dhe të punojnë me të.