Është ndarë nga jeta këngëtari i njohur i muzikës popullore të Malësisë së Madhe, Arben Delaj, në moshën 48-vjeçare.
Sipas informacioneve të para të policisë, mësohet se shkak për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit 48-vjeçar është bërë një infarkt.
Këngëtari sapo kishte dalë nga shtëpia kur nuk është ndier mirë, dhe ndonëse i është dhënë ndihma e menjëhershme ka qenë e pamundur të parandalohet më e keqja.
Së fundmi ai mbante edhe detyrën e përgjegjësit të Artit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Malësinë e Madhe.
Delaj është vlerësuar si një këngëtar i spikatur, sidomos i këngëve popullore.