Ndahet nga jeta Milan Kundera

Prishtinë | 12 Kor 2023 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Autori i “Lehtësia e padurueshme e qenies” ishte 94 vjeç. Lindur në 1929 në Çekosllovaki, ai u transferua në Francë në 1975.

Kundera që ndërthuri trashëgiminë e letërsisë së madhe të Evropës Qendrore me frymën iluministe kishte dy atdhe. I pari ishte Çekosllovakia, ku ai lindi në vitin 1929: një tokë që ishte bërë e pajetueshme për të pas pushtimit sovjetik, që në vitin 1968 eksperimentoi “socializmin me fytyrë njerëzore” të tentuar nga Alexander Dubcek.

Më pas atdheu i dytë u bë Franca, ku u zhvendosnë vitin 1975 dhe ku vendosi të shkruajë në frengjisht librat e tij, duke filluar nga vitet 1990. Në një farë mënyre, ky dualizëm vlen edhe për veprat e tij: një trashëgimtar i rafinuar i letërsisë së madhe të Evropës Qendrore, nga e cila mori dhe ripunoi tema të tilla si ndjenja e pasigurisë dhe rastësisë në gjendjen njerëzore, Kundera megjithatë kishte edhe frymën e shkrimtarit iluminist të shekullit të tetëmbëdhjetë (ai ishte një admirues i Denis Diderot), shumë i aftë në ndërthurjen e reflektimeve të thella filozofike në histori.

Nga ky këndvështrim, romanet e tij të parë ishin padyshim domethënës: Shakaja (1967), Jeta është diku tjetër (1969), Valsi i lamtumirës (1972). Vepra mjeshtërore për mënyrën se si autori vë në skenë kotësinë e çdo projekti njerëzor. Reflektimi është mbizotërues në bestsellerin e vitit 1984, Lehtësia e padurueshme e qenies, deri tani libri më i famshëm i Kunderës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme