Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi talentin e Diego Armando Maradona

Prishtinë | 22 Jan 2022 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Gianni Di Marzio, njeriu që “zbuloi” legjendën Diego Armando Maradona, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeccare.

Ish-trajneri dhe drejtori sportiv është babai i Gianluca Di Marzio, gazetarit të njohur italian, i cili e ka njoftuar vetë këtë lajm të keq. Gianni ka pasur një karrierë të shkëlqyer si trajner, duke drejtuar skuadrën e Catanzaro në Serie në vitet ’70, ndërsa në vitin 1977 shkoi me Napolin deri në finale të Kupës së Italisë, ku u mund nga Interi.

Di Marzio ia kishte propozuar Maradonën ish-presidentit të Napolit, Corrado Ferlaino, por marrëveshje nuk u krye në atë moment përt shkak të mbylljes së merkatos.Në Itali ai ka drejtuar skuadra si Genoa, Catania, Padova, Cosenza dhe Palermo. Me Catanzaro dhe Catania ai u ngjit në Serie A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme