Mark Hollis, lideri i grupit Talk Talk, ka vdekur në moshën 64 vjeç. Lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit të famshëm është konfirmuar nga ish-menaxheri i tij, Keith Aspden.
“Fatkeqësisht është e vërtetë,”-tha ai. “Mark vdiq pas një sëmundje nga e cila nuk u shërua dot.”
Talk Talk arriti suksesin e zakonshëm me hite të tilla “It’s My Life” dhe “Such a Shame”.
Pas publikimit të një albumi solo në vitin 1998, Hollis u largua nga grupi.
Kur u pyet për vendimin e tij, këngëtari tha: “Zgjodha familjen time. Ndoshta të tjerët janë të aftë ta bëjën këtë por unë nuk mund të shkoj në turne dhe të jem baba i mirë njëkohësisht.”
Për herë të fundit ai publikoi një album solo, të vetëtitulluar Mark Hollis, në 1998.
Keith Aspden tha për BBC se ende nuk mund ta besonte që ish kolegu i tij ka vdekur.