Tatiana Patitz, modelja e njohur e viteve ’90 është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e supermodeles së njohur të Vogue e ka bërë të ditur agjenti i saj. Megjithatë, shkaku i vdekjes së saj nuk është bërë i ditur.
E lindur në Hamburg, hapat e parë ajo i hodhi në moshën 17-vjeçare, ndërsa në vitin 1983 mori pjesë në “Elite Model Contest” në Stokholm. Ajo u rendit e treta, me çmimin që ishte një udhëtim në Paris dhe një kontratë me kohë të kufizuar.
Më vonë gjatë karrierës së saj, ajo punoi me shtëpi të mëdha të modës si Versace dhe Chanel, ndërsa bashkëpunoi edhe me Vogue, duke zbukuruar disa nga kopertinat e saj më të famshme.