Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar propozim-vendimin e ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për aprovimin e kërkesës së komunës së Obiliqit për marrjen në shfrytëzim të parcelës me nr 0810-0 në pronësi të Ndërmarrjes Publike “Korporata Energjetike e Kosovës”, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka tha se propozon qe parcela në fjalë të jepet për ndërtimin e një shkolle që do të shfrytëzohet nga pakicat.
“Komuna e Obiliqit është fituese e një projekti për ndërtimin e një shkolle që do të shfrytëzohet nga pakicat. MZHE ka pranuar konfirmimin nga bordet e KEK-ut se këtë pronë nuk do ta shfrytëzoj për plane të saj, unë propozoj që të përkrahet që kjo parcele të kaloj në pronë të komunës dhe të ndërtohet shkolla”, ka thënë Lluka.