Grupi “The Jonas Brothers” është ndarë sërish. Treshja e përbërë nga vëllezërit Nick, Joe dhe Kevin Jonas, u ribashkua në shkurt të vitit 2019, gjashtë vjet pasi bendi ishte ndarë në tetor të 2003 për shkak të përçarjeve të thella brenda tre anëtarëve, por pandemia e koronavirusit ndikoi dukshëm në planet e tyre për ta realizuar albumin që vjen pas atij të fundit, “Happiness Begins”.
Kështu, vëllezërit Jonas kanë vendosur se pas kalimit të gjithë kësaj kohe, ata janë larguar nga planet për të bërë muzikë si bend.
Lajmi vjen një javë pasi, Nick Jonas, e paralajmëroi lansimin e një kënge të re si solo këngëtar me titull “Spaceman”, kurse Joe Jonas së fundmi u angazhua me rol në filmin e ardhshëm që flet për luftën, “Devotion”.
Në muajin shkurt të vitit të kaluar, krijuesit e hitit “Sucker” e bënë të ditur lajmin se janë duke punuar shumë rreth albumit të ri muzikor, por kriza e pandemisë së koronavirusit e pushtoi botën para se albumi të finalizohej.
“Jemi kthyer në studion incizuese bashkë me producentin, Ryan Tedder, dhe po punojnë shumë rreth albumi të ri. Të gjitha detajet rreth tij, si emri i albumit, sa këngë i përmban ai e shumëçka tjetër, do të mund t’i kuptoni shumë shpejt”, kishte deklaruar atë kohë Nick Jonas.
Bendi madje e kishte listuar këtë incizim në uebfaqen e tyre, për t’ua mundësuar fansave që ta paraporosisin atë, por tani e kanë larguar nga lista. Vitin e kaluar, Nick i cili është i martuar me yllin indian Priyanka Chopra, Joe që është i martuar me aktoren britanike Sophie Turner dhe Kevin i cili është i martuar me të dashurën e fëmijërisë, Danielle Jonas, me të cilën edhe i ka dy vajza, i anuluan planet për publikimin e një libri me kujtime të titulluar, “Blood”.