Ndalimi i qarkullimit të veturave po pengon shpërndarjen e barnave në Prishtinë

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 11:39 | Nga

Shoqata e Distributorëve Farmaceutik dhe Medicinal të Kosovës ka reaguar pas vendimit të Komunës së Prishtinë dhe ministrisë së Ambientit për ndalimin e veturave në qendër të Prishtinës.

“Pas këtij vendimi paraqitet situatë kaotike në furnizim me barna në barnatoret brenda Prishtinës”, thuhet në njoftimin për media.

“Duke pas për bazë që barnatoret dhe depot e barnave nuk kanë qenë të paralajmëruara se do tu ndalohet qasja furnitorëve deri te barnatoret”.

“Komuna e Prishtinës nuk ka patë të arsyeshme që përpos veturave të lejuara në grupin e prioriteteve të jenë edhe veturat e logjistikës të depove farmaceutike, sot veturat e depove nuk lejohen të furnizojnë barnatoret”.

“Kemi presione të mëdha sidomos për medikamentet për organet e frymëmarrjes, tensionit të lartë, epidemisë të gripit etj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme