Ndalohen 14 persona nën dyshimin për kryerje të veprave të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit

Prishtinë | 27 Mar 2023 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24-orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ndaluar 14 persona për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24-orësh të prokurorisë, ku thuhet se gjatë kësaj periudhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj pesë personave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24-orëve me urdhër të prokurorit ka ndaluar 8 persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar.

Kurse, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona, si dhe ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e paraburgimit.

Të ngjashme